Komisioni Qendror i Zgjedhje miratoi të mërkurën fletën zyrtare të votimit për zgjedhjet e 25 prillit.
Pas shumë debatesh në mbledhjet e fundit, fleta e votimit do të jetë me emra dhe jo me numra.
KQZ ka rrëzuar kërkesën e Partisë Socialiste, e cila kërkonte që fleta e votimit të ishte me numra. Partia Demokratike në të kundërt kuronte një fletë votimit me emra.
Modeli i fletës ku përfshihet emër dhe mbiemër u propozua nga komisioneri Celibashi ne mbledhjen e paradites
Eridjan Salianji përfaqësuesi i PS në KQZ, tha se “fleta e votimit me emra shkakton vonesa në votim dhe numërim”.
PS e kundërshtoi sepse për qarkun e Tiranës do të vendoset rreth 500 emra. Kjo do ta bënte të vështirë votimin dhe numërimin, tha Salianji. Gjithashtu PS argumentoi se kjo fletë votimi penalizon 10 subjekte politike që kanë vetëm vëzhgues. Ata nuk do të mund të numërojnë dot votën nga monitori
Ndërsa PD u shpreh se identifikimi me emër i kandidatit do të ndihmoje në zgjedhjet e kandidatit të preferuar.
Gjatë prezantimit të fletës përfundimtare të votimit, Celibashi tha se madhësia e saj nuk do të ndryshojë. Ndërsa madhësia e shkrimit po, do të jetë e ndryshme në çdo qark, kjo për shkak të numrit të kandidatëve.
Emrat në Tiranë janë me shkronja më të vogla për shkak se janë 36 kandidatë.
Komisioneri i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi u shpreh se fleta e votimit duhet të jetë e qartë për votuesin.
Në mbledhjen e 1 prillit të KQZ-së, Celibashi u shpreh se fleta e votimit ku paraqiten emrat e kandidatëve është më e qarta dhe në përputhje të plotë me Kodin Zgjedhor.