Partia Socialiste do të ankimojë në KAS vendimin e KQZ për fletën e votimit

Nga Exit News
Partia Socialiste do të ankimojë në KAS vendimin e KQZ për fletën e votimit

Partia Socialiste do të ankimojë në KAS vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për  fletën e  votimit.

Komisioni Qendror i Zgjedhje miratoi të mërkurën fletën zyrtare të votimit për zgjedhjet e 25 prillit.

KQZ ka rrëzoi kërkesën e Partisë Socialiste, e cila kërkonte që fleta e votimit të ishte me numra. Partia Demokratike në të kundërt kuronte një fletë votimit me emra.

Modeli i fletës ku përfshihet emër dhe mbiemër u propozua nga komisioneri Celibashi ne mbledhjen e paradites

Eridjan Salianji përfaqësuesi i PS në KQZ, tha se “fleta e votimit me emra shkakton vonesa në votim dhe numërim”.

PS e kundërshtoi sepse për qarkun e Tiranës do të vendoset rreth 500 emra. Kjo do ta bënte të vështirë votimin dhe numërimin, tha Salianji. Gjithashtu PS argumentoi se kjo fletë votimi penalizon 10 subjekte politike që kanë vetëm vëzhgues. Ata nuk do të mund të numërojnë dot votën nga monitori

Ndërsa PD  u shpreh se identifikimi me emër i kandidatit do të ndihmoje në zgjedhjet e kandidatit të preferuar.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>