Shoqata e të Verbërve ankesë në KQZ për gjuhën ‘fyese’ të Ramës në fushatë

Nga Exit News
Shoqata e të Verbërve ankesë në KQZ për gjuhën ‘fyese’ të Ramës në fushatë

Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë i ka dërguar letër Komisionerit Shtetëror Ilirjan Celibashi, për të reaguar ndaj gjuhës së përdorur nga kryeministri Rama në fushatë, që sipas tyre është fyese ndaj këtij komuniteti.

“Në retorikën politike të përdorur nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Zoti Edi Rama vazhdimisht është përdorur një terminologji  e pa përshtatshme, denigruese dhe fyese ndaj komunitetit të personave me aftësi të kufizuar, konkretisht për qytetarët e verbër dhe ata që nuk dëgjojnë e nuk flasin”, thuhet në letër.

Shoqata i referohet rastit të fundit, ku gjatë një takimi të mërkurën në Shirokë, Rama përdori fjalët ‘shurdh’ dhe ‘qorr’ për të sulmuar mbështetësit e opozitës në fushatë.

Ata kërkojnë nga Celibashi që në bazë të ligjit të marrë masa dhe sanksionet përkatëse për të ndaluar përdorimin e kësaj gjuhe.

Ndërkaq, kryeministri Rama i quajti sot nga Kavaja mbështetësit e PD-së, “qorra dhe shurdhë me mendjen tapë”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>