Kosova ka regjistruar në muajin mars më shumë raste me Covid-19 se sa gjatë janarit dhe shkurtit së bashku.
Me një mesatare prej 700 rastesh të reja në ditë, muaji mars rezulton të jetë më i rëndi për Kosovën.
21 mijë e 708 raste me koronavirus u regjistruan gjatë marsit në Kosovë, ndërsa 276 persona humbën jetën.
Më 1 prill, Kosova shënon gjithsej 91 mijë e 405 raste.
Në tre muajt e parë të 2021 u regjistruan 39 mijë e 903 raste të reja me koronavirus.
Në janar u regjistruan 8 mijë e 998 dhe në shkurt 9 mijë e 197.
Numri i viktimave ka qenë po ashtu i lartë.
. Gjatë tre mujave Kosova ka regjistruar 548 viktima.
Shtuar dhe 12 viktimat që u regjistruan të enjten, shifra e personave që kanë humbur jetën arrin në 1 884. Gjatë muajit janar humbën jetën 167 persona, në shkurt 105 dhe në mars 276.
Ekspertët shëndetësor kanë fajësuar fushatën zgjedhore për rritjen e rasteve gjatë muajit mars. Fushata u zhvillua nga 14 janari deri në 14 shkurt që ishte dita e zgjedhjeve.
Partitë e Kosovës u gjobitën shpesh për mos respektimin e masave.
Kosova ishe vendi i fundit në Ballkanin Perëndimor që nisi vaksinimit. Deri më tani a marrë 24 mijë doza nga AstraZeneca si pjesë e programit COVAX.