Shoqata e Transportit kërkon vaksinimin e punonjësve

Nga Exit News
Shoqata e Transportit kërkon vaksinimin e punonjësve

Shoqata e Transportit Publik ka kërkuar vaksinimin e punonjësve, me grupet e riskut. Në një letër dërguar kryeministrit Rama dhe ministres së Shëndetësisë Manastirliu, Shoqata u shpreh se punonjësit e transportit urban çdo ditë përballen me rrezikun e infektimit.

“Ata janë në kontakt të vazhdueshëm me njerëz të ndryshëm ndaj kërkojmë vaksinimin e tyre me grupet e riskut”, shkruhet në letrën e Shoqatës.

Vaksinimi në vend nisi në janar me vaksinimin e mjekëve, më pas me njerëzit mbi moshën 80 vjeç, e duke vazhduar me mësuesit. Ndërsa javën e kaluar nisi vaksinimi masiv i popullsisë mbi moshën 70 vjeç. Sot, nisi vaksinimi i gazetarëve të terrenit dhe nesër nis vaksinimi i policëve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>