Një polic i Kongresit të SHBA-ve ka humbur jetën, dhe një tjetër u plagos si pasojë e plagëve të marra pasi dikush përplasi makinën në drejtim të dy punonjësve të policisë në hyrjen veriore të Kongresit, sipas drejtorit të Policisë së Kongresit Yogananda Pittman, raporton Axios.com.
Pittman tha se i dyshuari doli nga makina dhe e la atë të ecte në drejtim të barrikadës. Ai i kërcënoi dy policët me thikë.
Policët gjuajtën me armë në drejtim të sulmuesit, duke e lënë të vdekur në vend.
Dy policët e përplasur nga makina u dërguan në dy spitale të ndryshme. Fatkeqësisht njëri prej tyre humbi jetën.
Disa nga rrjetat e sigurisë, që rrethonin Kongresin u hoqën javën e kaluar pas sulmeve të 6 janarit. Rojet Kombëtare vazhdojnë të qendrojnë në Uashington. Ata rivendosën rrjetat e mbrojtes përrreth Kongresit pas sulmit të fundit.
Presidenti amerikan Joe Biden nuk ndodhet në Uashingtonit. Ndërsa Kongresi dhe Senati janë të mbyllura.
Më poshtë pamje nga Kongresi i SHBA-ve pas sulmit:
Large police presence and two stretchers being brought out pic.twitter.com/EmidoLP0PT
— Jacqui Heinrich (@JacquiHeinrich) April 2, 2021
🚨🚨A helicopter just landed on the east front of the Capitol. I’ve never seen anything like this before. ever. pic.twitter.com/LxV0mywRSe
— Jake Sherman (@JakeSherman) April 2, 2021