Qytetarët protesojnë kundër hidrocentraleve në Mirditë

Nga Alice Taylor
Qytetarët protesojnë kundër hidrocentraleve në Mirditë

Banorët në fshatrat Sang dhe Thirrë të Mirditës protestuan të premten kundër ndërtimit të një hidrocentrali. Ata e quajtën projektin për ndërtimin e tij si “një kërcënim për jetën”.

Një protestues u shpreh se: “Unë jam më i moshuari këtu. Jetonim me këtë ujë dhe këtë mal sepse nuk na vlerësuan. U ulëm pranë malit. Tani ata duan të na marrin dhe ujin. Atëherë ata do të na marrin shpirtin. Unë jam 87 vjeç”.

Banorët janë nisën protestat pas fillimit të punimeve për ndërtimin e hidrocentralit në zonën e Mirditës.

Ata pretendojnë se kompania “Sang1” ka falsifikuar nënshkrimet e qytetarëve në dokumentet ligjore për të marrë lejen për ndërtimin e hidrocentralit në Thirrë-Sang, dhe fabrikën e ujit të pijshëm në Krazhna.

“Ne marrim ujë 3 km dhe 200 m nga përroi i Qarrit në Sang dhe nga vitet 1990 e deri më sot kemi gjysmën e tokës pa ujitje sepse nuk kemi ujë. Ata po marrin atë pak ujë që kemi dhe ne do të mbetemi pa asgjë ”, tha një banor.

Ata kanë paditur në prokurori firmën e ndërtuese për falsifikim të nënshkrimeve të banorëve.

Në një intervistë me Exit, CEO i Patagonia Ryan Gellert tha se hidrocentralet nuk janë respektojnë mjedisin, nuk janë të qëndrueshme dhe ndikojnë në zhdukjen e florës dhe faunës dhe zhvendosjen e njerëzve.

Ai shtoi se koncepti i HEC-eve që janë miqësorë me mjedisin është i vjetëruar dhe efektet “negative tejkalojnë përfitimet me 100%”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>