Ministrja e Shëndetëisë, Ogerta Manastirliu njoftoi se në ditët në vijim do të nisë vaksinimi i personave deri në 60 vjeç.
Gjatë vizitës në Vlorë në qendrat e vaksinimit, Manastirliu deklaroi:
“Ndërkohë jemi duke përgatitur për të ulur fashën deri në plus 60 vjeç e do ndjekim planin e vaksinimit kombëtar e të vijojmë dhe me grupet e rriskut”
Ajo tha se vaksinimi në të gjithë vendin po ecën më ritme të mira dhe i bëri thirrje të moshuarve të cilët nuk janë njoftuar për vaksinim të paraqiten pranë qendrave të vaksinimit me kartën e identitetit.
“Kam një njoftim për të gjithë qytetarët, duke qenë këtu në Vlorë, procesi tashmë prej ditësh vijon duke ecur shumë mirë në qendrën masive të vaksinimit jemi të kënaqur se si po shkon vaksinimi në të gjithë Shqipërinë edhe në fshatrat e largët, nëse ende s’kanë marrë informacion apo njoftim nga mjeku i familjes me kartën e id mund të paraqiten në qendrat e vaksinimit e të kryejnë vaksinën, do kujdesen më pas mjekët e infermierët në qendrat e vaksinimit për të raportuar te mjeku i familjes.”