Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbotti i bëri thirrje partive politike të zgjedhin presidentin e vendit, ose ndryshe të shkojnë në zgjedhje të parakohshme.
Në një postim në Twitter, Abott shkruan se zgjedhja e presidentit të ri do të thotë se “procesi i formimit të institucioneve do të ketë përfunduar dhe qeveria mund të fillojnë të punojnë seriozisht”.
Ai thekson se “nëse votimi dështon, kushtetuta kërkon zgjedhje të reja”.
Me zgjedhje të parakoshshme ka kërcënuar edhe Kryeministri Albin Kurti, partitë e opozitës.
Kosova mbajti zgjedhjet parlamentare të parakohshme më 14 shkurt. Lëvizja Vetëvendosje fitoi shumicën në vend.