Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Flamur Noka ka akuzuar qeverinë se po gjobit familjet për rregullime të vogla dhe po lejon kullat e betonit.
Noka tregoi një rast me familjen e Melail Delihasanit, në Bathore ku kryefamiljari u shoqërua në polici për disa rregullime të vogla.
“Jetojmë me një pension 44 mijë lekë të vjetra, por më gjobitën 5 milionë lekë pse po rregulloja muret e shtëpisë. Edhe më shoqëruan në polici për disa orë. Po a mund të na trajtojnë kështu në këtë moshë e në këto kushte?”- tha i kryefamiljari Nokës.
Noka e siguroi qytetarëin se qeveria e PD-së do ta mbështesë, prandaj ftoi çdo banor të Kamzës të votojë për PD dhe ndryshimin.