Drejtuesja politike e LSI -së në Fier, Kejdi Mehmetaj i ka bërë thirrje qytetarëve të votjnë LSI-në në zgjedhjet e 25 prillit.
Përmes një video të publikuar në Facebook, Mehmetaj i drejtohet grave dhe vajzave të votojnë numrin 6 në fletën e votimit.
Ajo u shpreh se LSI është partia që kërkon fuqizimin politik dhe ekonomik të grave në qarkun Fier dhe mbarë Shqipërinë.