Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një takim me banorët e dëmtuar nga tërmeti në Durrës, tha se qeveria e tij do të hetojë me prioritet gjithë rastet e abuzimit me fondet e rindërtimit.
Ai u shpreh se kandidatët për deputet nga Durrësi kanë nisur me hetimin, brenda tagrit të tyre si parlamentar të ardhshëm, për të gjitha abuzimet që janë bërë me rindërtimin.
” Edhe abuzimet e bëra deri tani të jeni të sigurt që do të referohen dhe do të ndiqen me përparësi, brenda tagrit të ekzekutivit të nesërm, brenda tagrit të parlamentit të nesërm,” – tha Basha.
E vetmja garanci, u shpreh ai, që rindërtimi të përshpejtohet është që procesi të udhëhiqet nga një grup ekspertësh dhe jo një grup hajdutësh.