Kryeministri Edi Rama deklaroi se me 25 prill Shqipëria do të votojë vaksinimin dhe jo infektimin.
Përmes një postimi në Facebook, Rama sulmoi opozitën duke publikuar foto nga grumbullimet e saj.
“Në 25 prill Shqipëria do të votojë për Vaksinimin, jo për Infektimin; për Rindërtimin jo për Rishkatërrimin; për forcimin e Ligjshmërisë e rritjen e Ekonomisë, jo për rikthimin e Paligjshmërisë e të Çorodisë!”, shkruan Rama