Kreu i PD-së, Lulzim Basha nënshkroi një marrëveshje me shoqatën e bimëve medicinale në Malësinë e Madhe për mbështetjen financiare që do t’i japi qeveria e tij kësaj shoqate.
Gjatë takimit me përfaqësues të saj, Basha premtoi subvencionim prej 100 milionë eurosh për të gjithë fermerët, kultivuesit dhe heqjen e taksës 240 lekë për karburantin.
“Angazhimi ynë i parë është një paketë subvencionesh prej 100 milionë euro si mbështetje e drejtpërdrejtë për kultivuesit, për fermerët dhe për blegtorët shqiptarë. Në bazë prodhimit, në bazë sipërfaqes që kultivon më një sasi apo me një shumë monetare për çdo ton prodhimi që do të disbursohet përmes një mekanizmi të digjitalizuar që do të shmangë kontaktin korruptive midis zyrtarëve rajonalë, drejtorive përkatëse dhe fermerit shqiptar.”, tha Basha.
Basha u shpreh se të ardhurat që vijnë nga bimët medicinale janë të konsiderueshme nëse shtet investon në këtë sektor. Për këtë ai nënshkroi marrëveshjen për të mbështetur të gjithë kultivuesit e bimëve medicinale.