Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi të martën një takim elektoral me banorët e njësisë numër n.3 në Tiranë për të kërkuar mbështetje në zgjedhjet e 25 prillit.
“Ulja e taksave, ulja e çmimeve kryesore, të energjisë, naftës edhe fuqizimi i ekonomisë, rritja e pagave janë objektivat tona kryesore“, u shpreh Basha.
Banorët shprehën pakënaqsi për mungesën e rritjes së pensioneve, ndërkohë që të tjerë u ankuan për faturat e larta të energjisë për bizneset e vogla dhe gjobat.
“Do të hetohen të gjitha gjobat dhe do të bëjmë amnisti për bizneset e vogla,” i siguroi Basha.