Kreu i PD, Lulzim Basha, në një takim me banorët e Njësisë 3 në Tiranë, premtoi se do t’u rimbursojë qytetarëve të gjitha shpenzimet e kurimit me koronavirus.
“Është një peshë e jashtëzakonshme e buxhetit të familjeve,” u shpreh Basha.
Ai tha se shpenzimet për oksigjenin, analizat dhe barnat e kanë shkatërruar ekonominë e familjeve shqiptare.
Miratimi i paketës së rimbursimit, ritheksoi ai do të jetë vendimi i parë i qeverisë së drejtuar prej tij.