Kryeministri Edi Rama njoftoi se në maj do të nisi vaksinimi i të gjitha stafeve në sektorin e turizmit.
Gjatë vizitës së tij në Përmet, Rama u shpreh se:
“Në maj do të fillojmë me të gjithë infrastrukturën e hotelerisë. Sepse është shumë tërheqëse për turistët të thuash hajde sepse i gjithë stafi i hotelit është vaksinuar.”
Më herët dhe ministri i turizmit, Blendi Klosi lajmëroi nisjen e vaksinimit të stafeve në sektorin e turizmit por pa dhënë ndonjë datë.