Rregullatori Europian i Barnave do të hetojë nëse vaksina ruse është testuar sipas standardeve

Nga Exit News
Rregullatori Europian i Barnave do të hetojë nëse vaksina ruse është testuar sipas standardeve

Rregullatori Europian i Barnave (EMA) pritet të hetojë javët e ardhshme standardet etike të testimit të vaksinave Sputnik, sipas një raporti të FT.

Ekipi i EMA do të shqyrojë nëse testimet e vaksinës ruse ndoqën udhëzimet globale klinike dhe shkencore.

Financial Times shkruan se kreu i Fondit të Investimeve Ruse, Kirill Dimitriyev, ka deklaruar se “nuk ka pasur presion ndaj pjesëmarrësve në testim dhe Sputnik V është në pajtim me të gjitha praktikat“.

Pas shqyrtimit të provave klinike, nëpër të cilat ka kaluar Sputnik V, Rregullatori Evropian do të dalë në një vlerësim për miratimin ose jo të vaksinës ruse.

Dyshimet përsa i përket standardeve vijnë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, nxitoi të miratojë vaksinën në gusht të vitit 2020, para se të përfundonte një fazë e tretë e testeve klinike.

Kjo fazë zakonisht përfshin një numër më të madh vullnetarësh të testuar.

Sputnik V po përdoret gjerësisht në Rusi dhe dhjetëra vende të tjera, pavarësisht dyshimeve të hershme në lidhje me fshehtësinë dhe besueshmërinë e të dhënave.

Një studim i botuar  nga The Lance, në muajin shkurt, një revistë shkencore me bazë në Britani të Madhe, zbuti disa shqetësime ndërkombëtare duke thënë që Sputnik V “duket e sigurt dhe efektive“.

Por, kjo vaksinë nuk është miratuar as nga SHBA-ja dhe as nga BE-ja, megjithëse disa vende anëtare të BE-së, si Hungaria dhe Sllovakia e kanë përdorur.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>