Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se për 8 vite qytetarët shqiptarë janë varfëruar. Gjatë një takimi me qytetarët e Lushnjes, ai u shpreh se ndryshimi është në duart e qytetarëve, vetëm ata mundet nëpërmjet votës të zgjedhin një qeveri të përgjegjshme.
“Mos harroni se ndryshimi është në dorën tuaj, është në votat e bashkimit tuaj që me 25 prill duhet të jetë shembullor dhe europian. Në dorën time dhe në dorën tonë është t’ju përfaqësojmë denjësisht.”
Basha u shpreh se PD në qeveri do të hapi rrugën drejt BE-së, do të përmirësojë ekonominë e vendit dhe do të krijojë më shumë vende pune. Ai i ftoi të gjithë qytetarët të votojnë PD-në në 25 prill.