Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi të enjten në Real Story se PD do të rimbursojë të gjitha familjet për kurimin e Covd-19.
“Në momentin që flasim, ka më shumë se dy javë që ekspertët tanë të financave, ekspertët tanë të shëndetit publik që bëjnë kalkulimet e vërteta, jo ato shifrat e rreme që jepen, me ndihmën edhe të ekspertëve të huaj që na kanë qëndruar pranë, me këshillë profesionale po shohim çfarë mund të bëjmë dhe çfarë do të bëjmë pas 25 prillit për të rimbursuar në mos plotësisht, të paktën pjesërisht dhjetëra, mijëra familje që janë zhytur në borxh për të kuruar veten e tyre apo të dashurit e tyre”, tha Basha.
Ai u shpreh i bindur se më 25 prill Edi Rama do të largohet nga qeveria.
“Edi Rama do iki me 25 prill. Ata njerëz që dalin aty janë paralajmërimi që Edi Rama do të largohet masivisht me 25 prill ndërsa unë me marrjen e pushtetit me marrje ne përgjegjësive të kryeministrit garantoj as pandeminë as vaksinat nuk do t’i përdor për fushatë”, tha Basha.