Kreu i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi një takim me një fermer në Divjakë, ku i prezantoi atij programin e PD-së për bujqësinë.
Ai u shpreh se PD do të subvencionojë me 100 milionë euro fermerët dhe të do të mbështesi prodhimin vendas.
“Me 25 prill ndryshimi do të jetë pikërisht kjo. Do fusim një cikël pozitiviteti. Do fitosh ti, subvencionet e tua, subvencionet që do marrësh nga shteti do të mundësojnë që produktet e tua të shiten dhe ti të dalësh me fitim, do fitojë konsumatori shqiptar sepse ti me ato subvencione do e nxjerrësh me çmim më të ulët dhe në momentin që fitojnë edhe fermerët edhe konsumatorët, ka fituar dhe shteti. “ vijoi Basha.
Ai i bëri thirrje të gjithë fermërëve të votojnë për PD në datën 25 prill.