Spitali Covid-4 në vend është mbyllur dhe qëndron në gatishmëri, në rast të rritjes së rasteve, sipas gazetarit të BalkanËeb, Erjon Skëndaj.
Shkaku i mbylljes raportohet të jetë rënia me 11 % e infektimeve dhe lehtësimi i ngarkesës në spitale, si rrjedhojë.
Pacientët e planifikuar për te ky spital do të kalojnë te spitalet Covid-1 dhe Covid-3.
Ndërkohë, në Tiranë po trajtohen 160 pacientë, të ndarë ne menyrë të barabartë mes dy spitaleve Covid ende aktive.
Në javën e parë të prillit, janë njoftuar mesatarisht 280 të infektuar në ditë dhe 8 fatalitete.