Italia regjistroi të enjten 18,938 raste të reja me Covid-19.
Në 24 orët e fundit nuk arritën të fitonin betejën me Covid-19, 718 pacientë, 231 më shumë se një ditë më parë.
Që prej fillimit të pandemisë, numri i viktimave ka arritur në 113 579.
Italia shënon gjithsej 536 361 raste aktive, ndërsa janë shëruar 3.2 milionë qytetarë.