Më shumë se 176 mijë të moshuar janë vaksinuar kundër Covid-19.
Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Përmes një postimi në Facebook, ajo njofton se deri në maj do realizohen 500 mijë vaksinime.
“Mirëmëngjes! Më shumë se 176,000 gjyshe dhe gjyshër janë sot më të mbrojtur nga Covid 19, falë fushatës së vaksinimit masiv, që do ta vazhdojmë me ritme të larta, për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e çdo qytetari! *250,676 vaksinime të kryera 500,000 të vaksinuar brenda muajit maj.”