Kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha, në një takim elektoral me banorët e fshatit Grevë në Dibër, u shpreh se bujqësia në vend është në nivel mesjetar.
Ai shtoi se vetëm paketa e tij e subvencioneve prej 100 milion € mund ta nxjerrë atë nga kriza e prapambetja.
Më herët, Basha tha se subvencionet nuk janë thjesht premtim, por janë plane të cilat në vendet fqinje si Kosova dhe Maqedonia e Veriut kishin dhënë efekt.
Objektivi i dytë i PD, vijoi ai është përmirësimi i infrastrukturës, si ndërtimi i tregjeve apo magazinave.
Basha premtoi se ai do të hap negociatatat me BE, pas së cilës do të përfitojnë edhe më shumë fonde për bujqësinë.
“Ecja në atë rrugë premton jo vetëm 150 mln euro në vit, por edhe dhjetërave milionë të tjera që kanë të bëjnë me fermerin”, u shpreh ai.