Në portin e Durrësit u bllokua të shtunën një kontenier bananesh nga Ekuadori, për shkak se në brendësi u zbulua një sasi e madhe kokaine.
Shqiptarja.com raporton se janë gjetur dhe numëruar 200 pako kokainë, por sasia e vërtetë ende nuk po numurohet.
Policia sharroi tavani metalik të modifikuar të kontenierit, ku ishin fshehur pakot.
Ngarkesa mendohet se kishte si destinacion firmën ”Massabi Fruit” në Kombinat.
Policia e Shtetit ende nuk ka dal me deklaratë për operacionin, por mësohet se është ndaluar njëri nga puntorët e kompanisë në fjalë.
Konteineri u shkarkua nga anija ”Dance”, me flamur portugez, që mbrwmjen e djeshme kishte bwrw ndalese në portin grek të Pireut e mw pas i ishte drejtuar Durrwsit.
Ngarkesa u kontrollua, pasi ishte sinjalizuar “kontenier me risk” nga vendet partnere.