Italia raportoi 344 vdekje të lidhura me koronavirusin të shtunën në krahasim me 718 një ditë më parë, sipas Reuters.
Numri ditor i infeksioneve të reja ra në 17 567 krahasuar me 18,938 një ditë më parë, tha ministria e shëndetësisë.
Italia ka regjistruar 113,923 vdekje të lidhura me Covid-19 që nga shkurti i vitit të kaluar.
Ajo radhitet e vendi i dytë për numrin e lartë të vdekjeve në Evropë pas Britanisë dhe i shtati në botë.
Vendi ka regjistruar qysh prej fillimit të pandemisë rreth 3.75 milion raste me Covid-19.
Ndërkohë, në spitale numri i pacientëve të shtruar të shtunën ishte 27,654 pa përfshirë ata në kujdesin intensiv.