Ish Presidenti Donald Trump u zotua të ndihmojë republikanët të fitojnë shumicën në Kongres në zgjedhjet e vitit 2022.
Në një darkë në Klubin e tij Mar-a-Lago për donatorët e Komitetit Kombëtar Republikan në Palm Beach, Florida, Trump foli për të ardhmen e Partisë Republikane, raporton Reuters.
“Unë qëndroj para jush këtë mbrëmje i mbushur me besim se në vitin 2022, ne do të marrim përsëri Dhomën e Përfaqësuesve dhe do të rimarrim Senatin. Dhe më pas në 2024, një kandidat republikan do të fitojë Shtëpinë e Bardhë, ”tha ai.
Pas daljes nga Shtëpia e Bardhë, Trump ka shqyrtuar kërkesat e kandidatëve për Kongresin dhe Senatin dhe u ka dhënë atyre miratimin e tij bazuar në faktin nëse ata e mbështesin atë dhe axhendën e tij apo jo.
Ai ka thënë se çështja e rikandidimit për Shtëpinë e Bardhë duhet të presë deri pas zgjedhjeve të nëntorit 2022.
Disa republikanë të tjerë po konsiderojnë kandidaturat e tyre të mundshme për emërimin presidencial të partisë në 2024, si ish-sekretari i shtetit, Mike Pompeo dhe Guvernatori i Floridës Ron DeSantis.
Roli aktiv i Trump në politikën republikane pavarësisht humbjes së zgjedhjeve të vitit 2020 është ndryshe nga ish-presidentët e tjerë, të cilët kanë tentuar të tërhiqen nga qendra e vëmendjes pasi u larguan nga Shtëpia e Bardhë.