Kryeministri Rama ka akuzuar opozitën se është bërë bashkë për të mbajtur vendin të përçarë dhe për të thënë se në Shqipëri gjithçka ka shkuar keq gjatë 8 viteve të fundit.
I pranishëm në një takim elektoral në zonën e Laprakës në Tiranë, Rama në 8 vitet e fundit, vendi është ngjitur dhe mund të ngjitet akoma më shumë.
Kjo sipas tij do të ndodhë pasi PS është bashkuar me njerëzi që kanë besim se jeta e tyre mund të bëhet më e mirë këtu duke punuar.
Kryeministri shtoi se synon që të rinjtë të kenë një zanat, pavarësisht vendimit për të emigruar.
“Unë nuk dua që të rinjtë të mos ikin, por të zgjedhin dhe nëse vendosin të ikin, të jenë të armatosur me një zanat dhe atje të jenë shqiptarët që dinë të ofrojnë një shërbim dhe jo ata që bien pre e lloj-lloj duarve të zeza dhe i nxihet jeta, por për të bërë këtë duhet shumë kohë dhe shumë punë”, u shpreh Rama.
Kryeministri theksoi se u kthye nga emigracioni jo për t’u bërë politikanë por se kishte besim “se ky vend bëhet”.