Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të dielën se në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar 12 viktima.
Ndërkohë, nga testimi i 4 413 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 529 raste pozitive.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 503 pacientë, teksa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 82 064 raste.
Mbeten 13 994 raste aktive.
Rastet e vdekjeve janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (85, 62, 57 vjeç), Vushtrri 3 raste (79, 71, 68 vjeç), Drenas 1 rast (66 vjeç), Ferizaj 1 rast (63 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (73 vjeç), Kamenicë 1 rast (81 vjeç), Lipjan 1 rast (68 vjeç), Rahovec 1 rast (61 vjeç).
Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 97 996 raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 1 988 pacientë kanë humbur jetën.