Rreth 80% e sicilianëve nuk kanë pranuar të vaksinohen kundër Covid-19 me vaksinën AstraZeneca, tha Guvernatori i Sicilisë, të dielën, sipas The Guardian.
Nello Musumeci u shpreh se:
“Çdo 100 njerëz, 80 i thonë ‘jo’ vaksinës së Oksfordit.
Unë e kuptoj që njerëzit janë të shqetësuar, por ata duhet t’u besojnë shkencëtarëve që thonë se është më e rrezikshme të mos vaksinohen sesa të vaksinohen.
Sipas raporteve të medias, prokurorët në rajon, një nga më të populluarit në vend, kanë filluar një hetim mbi vdekjen e të paktën pesë personave që kanë vdekur si rezultat i çrregullimeve të rënda të mpiksjes”.
Në Siçili prokuroria ka nisur hetim mbi vdekjen e 5 personave pasi kishin marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca.
Fushata e vaksinimit Covid-19 e Italisë rrezikon të ndalojë përsëri pasi autoritetet shëndetësore të vendit rekomanduan që vaksina AstraZeneca të përdoret vetëm për moshat mbi 60 vjeç.
Qeveria e Italisë ka vendosur një objektiv për të vaksinuar gjysmë milioni persona në ditë, por ky qëllim, deri më tani, është ende i largët.
Sipas autoriteteve shëndetësore, 12,920,208 doza të vaksinave janë administruar dhe 3,8 milion njerëz kanë marrë dozën e dytë.