Plani “Ishuj pa Covid” fut në sherr ishujt në Itali

Plani “Ishuj pa Covid” fut në sherr ishujt në Itali

Planet për të shpëtuar sezonin turistik, duke krijuar ishuj ‘Pa Covid’, sikundër Greqia, po shkaktojnë një debat të madh në Itali.

Mund të bëhet dhe duhet të bëhet sepse nëse të tjerët e bëjnë dhe ne nuk e bëjmë, disavantazhi do të jetë i madh,” raportohet të ketë deklaruar ministri i Turizmit, Massimo Garavaglia, sipas mediave lokale.

Kjo bëri që drejtuesit e ishujve të vegjël italianë si Elba dhe Kaprin, të bëjnë përpjekje për vaksinim masiv të banorëve deri në fund të prillit.

Plani shkaktoi indinjatën e udhëheqësve të ishujve të mëdhenj të Siçilisë dhe Sardenjës, të cilët theksuan se fokusi duhet të jetë vaksinimi i të gjithëve që vendi të presë sa më shumë turistë.

Ndërkohë, Stefano Bonaccini, presidenti i rajonit Emilia-Romagna, i ka bërë thirrje ministrit të Turizmit të refuzojë planin, duke argumentuar se “nuk mund të ketë vende të privilegjuara turistike në kurriz të të tjerëve.”

Massimiliano Fedriga, i cili drejton Friuli-Venezia Giulia, tha se plani duhet të jetë “i drejtë” në mënyrë që të shmangen “tensionet shoqërore“.

Por ishujt e vegjël po ecin popërgatitën pavarësisht debatit dhe Marino Lembo, kryetari i Bashkisë së Capri, tha të premten se ishulli do të ishte ‘pa Covid’ brenda dy javësh.

Të gjithë qytetarët do të vaksinohen, gjë që do të na lejojë të fillojmë sezonin e turizmit në mënyrë të sigurt“, shtoi ai.

Autoritetet greke po vënë në zbatim planin e ishujve “Pa Covid” duke iu dhënë përparësi vaksimit të banorë të 69 ishujve në arkipelagun e Egjeut.

Mendohet se vaksinimi do të përfundojë në fund të prillit, në kohë pwr hapjen e sezonit veror.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>