Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se prioriteti i PD nëse vjen në pushtet, për shëndetësinë është të ndalojë largimin e mjekëve.
Basha tha se kjo gjë do të bëhet duke u rritur pagën mjekëve dhe infermierëve.
“Ndërhyrja e parë stabilizuese është të ndalim largimin e mjekëve dhe të infermierëve edhe për këtë paga të nivelit të Kosovës janë zotimi ynë i parë. 1200 euro pagë për mjekët, 700 euro paga për infermierët, 950euro paga për mjekët specializantë. Kështu do të ndalim atë që po na ndodh me shpejtësi të tmerrshme është”, tha Basha të hënën në një intervistë.
Basha tha se Shqipëria po arrin në nivelet e Afrikës ekuatoriale, kur bëhet fjalë për numrin e mjekëve për frymë.
“Së dyti hapja e një fakulteti tjetër për aftësimin e të rinjve shqiptarë në këto fusha, në fushën e mjekësisë dhe të infermierisë. Këto janë hapat stabilizues, ndërsa reforma e vërtetë shëndetësore do të ketë në qendër parimin paraja ndjek pacientin dhe jo paraja ndjek oligarkun”, tha Basha.
Kreu i PD tha se është një reformë e detajuar e cila ka mundësuar vendeve të ngjashme me Shqipërinë. “Madje që kanë qenë në të njëjtën gjendje ekonomike që është sot pas tetë vite dështimi të ashtë quajturit shëndetësi falas”, tha Basha