Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim zhvilloi të martën një bisedë me drejtorin e ri të BERZH për Ballkanin Perëndimor, Matteo Colangeli.
SHBA është aksioneri më i madh i BERZH, themeluar më 15 prill 1991, për t’i ardhur në ndihmë ish-shteteve komuniste, tha Kim në një postim në Twitter.
Ambasadorja tha se BERZH ka investuar në Shqipëri rreth 1.5 miliardë euro në total, ndërsa 854 milionë euro të tjera janë projektet aktuale.
“SHBA mbështet fuqimisht përpjekjet për të përmirësuar konkurrencën e biznesit, qeverisjen, forcimin e diversifikimit të energjisë, si dhe nxitjen e integrimit rajonal në Ballkanin Perëndimor”, tha Kim.