Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në Mamurras të martën reth orës 13:35, ku u plagoën tre persona. Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit të Mamurrasit.
“Disa persona janë konfliktuar me punonjësit e Policisë të Patrullës së Përgjithshme që ishte me shërbim në qytet”, njofton Policia.
Një nga punonjësit e Policisë ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar dhe për pasojë janë plagosur dy kolegët e tij, I. Z. dhe F. LL., si dhe një nga personat e përfshirë në konflikt, shtetasi N. V., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Gazetarët e terrenit kanë zbardhur emrat e personave të përfshirë në ngjarje. BË raporton se në makinë ishin duke udhëtuar tre persona, Nikoll Vokrri (Besimir Fufi) që ngeli i plagosur, Ndue Zefi(Gega) që është shpallur në kërkim, dhe një prej vëllezërve Fufi, janë të afërm ish-deputetit Mhill Fufit.
Vëllezërit Gjon dhe Rudolf Fufi, janë shoqëruar në komsiarit, i pari u kap në Tiranë kurse i dyti në Laç.
BW raporton se emrat e policëve të plagosur janë Ilir Zeka dhe Flamur Lleja.