Një grup aktivistësh mjedisorë dhe të shoqërisë civile ndërmorën një iniciativë për të pastruar Liqenin e Komanit na mbeturinat.
Rreth 200 vullnetarë, të shoqëruar nga aktivistë, kompani vendase dhe udhëzues turistikë, hoqën nga liqeni mbeturinat.
Kjo ishte pjesë e një iniciative më të gjerë të quajtur “Hidhni plehrat tuaja në kosh”.
Ata shpresojnë t’i japin një mesazh shoqërisë rreth pastrimit, mbrojtjes së mjedisit dhe ruajtjes së bukurisë së rrallë natyrore të vendit.
“Shpresojmë që ky aktivitet të ndikojë në vetëdijen për nevojën për të mbrojtur dhe ruajtur mjedisin e bukur përreth nesh. Ne gjithashtu dëshirojmë që ai të ndikojë në promovimin e turizmit në Shqipëri dhe Kosovë. Shpresojmë që ky lloj aktiviteti të organizohet përsëri me mbështetjen e institucioneve përgjegjëse, derisa të mos ketë nevojë për iniciativa të tilla të drejtuara nga vullnetarët”, shkroi grupi në faqen e tyre në Facebook.
Liqeni i Komanit është një rezervuar i madh i lumit Drin dhe është i rrethuar nga kodra, pyje dhe gryka. Ai ushqehet gjithashtu nga lumenjtë Shala dhe Valbona. Aty jetojnë kafshë si vjedull, qelbës, çakall, dhelpër e kuqe. Po ashtu zogj s thëllëza, qukapiku si dhe disa lloje peshqish.
Një traget lidh Bajram Currin me Tropojën dhe ka ndihmuar për ta bërë zonën tepër të popullarizuar nga turistët për shkak të bukurisë së saj të jashtëzakonshme natyrore.
Grupi ka organizuar një aktivitet tjetër në Liqenin e Kukësit në 18 Prill në 9 të mëngjesit. Organizatorët u kanë bërë thirrje njerëzve që t’i ndihmojnë ata të rikthejnë liqenin në bukurinë e tij natyrore dhe të kujdesen për vendin e tyre. Mund të gjeni më shumë informacion në lidhje me nismën këtu.