Basha: Ai që ka patur pushtetin duhet të japë llogari se çfarë ka bërë me të

Nga Exit News
Basha: Ai që ka patur pushtetin duhet të japë llogari se çfarë ka bërë me të

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi të martën në Tempora se ai që ka pasur pushtetin duhet “të japë llogari se çfarë ka bërë me pushtetin”.

“Këtë, unë, ekipi im, fushata jonë po e bën çdo ditë. Ndërkohë që, pala tjetër jo vetëm që nuk angazhohet në një llogaridhënie por siç e shikoni po bëhen lloj lloj trukesh për t’i ikur të vetmes pyetje që shtrohet para tij nga qytetarët shqiptarë. Çfarë ke bërë këto 8 vite? Përgjigja është e qartë, asgjë. Kjo është dhe arsyeja pse refuzon debatin”, tha Basha.

Ai tha se  25 Prilli është dita e shqiptarëve dhe nuk është dita e partive politike.

“Nuk është dita e udhëheqësve politikë. Është dita e vetme ku shqiptarët me votë kanë përgjegjësinë për të vendosur dhe përgjegjësia do të jetë e tyre. Vota do të jetë për ta dhe familjet e tyre”, tha Basha.

Ai foli për të database e Partisë Socialiste që u publikua pak ditë më parë nga Lapsi.al, ku thuhet se PS ka vjedhur të dhënat e qyetarëve përmes e-albania.

“Skandali tregon se shteti shqiptar nën drejtimin e kryeministrit në ikje dhe të një grupi të ngushtë njerëzish  nuk ekziston më”, tha Basha.

Ai shtoi se kjo është :një arsye më shumë se pse me 25 Prill përmasat e bashkimit do të tejkalojnë ato të mbështetësve tradicionalë të opozitës apo të shqiptarëve që janë të etur për ndryshim, por do të përfshijnë  shumë socialistë”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>