Një studim i kryer në Britani tregoi se të moshuarin kishin përgjigje të ngjashme të antitrupave pasi kishin marrë një dozë të AstraZenecas dhe Pfizer.
Studimi pati si qëllim krahasim e reagimeve midisi dy vaksinave kundër Covdid-19. Rezultati ishte se reagimet ishin teper të ngjashme tek moshat mbi 80 vjeç.
Studimi gjithashtu zbuloi se një përbërës kritik i sistemit imunitar i njohur si qelizat T, tregoi një përgjigje më të zgjeruar në ata që morën vaksinën AstraZeneca sesa tek ata që morën atë Pfizer.
Shkencëtarët pas studimit, i cili analizoi mostrat e gjakut nga 165 njerëz në Britani të moshës midis 80 dhe 99 të cilëve u ishte dhënë doza e parë e vaksinës COVID-19, thanë se gjetja meritonte një hetim të mëtejshëm.
Ndërsa antitrupat mund të bllokojnë aftësinë e koronavirusit për të hyrë në qelizat njerëzore, qelizat T mund të veprojnë si mbrojtje më të gjerë duke sulmuar dhe vrarë çdo qelizë që është infektuar me virusin.