Gazetari dhe shkrimtari turk Ahmet Altan u lirua nga burgu të mërkurë, pasi gjykata e Lartë e Apelit rrëzoi një vendim kundër tij, pas vendimit nga gjykatë Evropiane se të drejtat e tij ishin shkelur. Lajmin e dha Reuters. 71-vjeçari Altan u dënua me burg në 2016, me akuzën e pjesmarrjes në grushtin e shtetit në korrik 2016.
Ai u arrestua për shpërndarje të mesazheve të fshehta në lidhje me grushtin e shtetit gjatë një programi televiziv, si dhe artikuj që ai kishte shkruar duke kritikuar qeverinë. Shkrimtari i mohoi akuzat, të cilat ai dhe avokati i tij thanë se ishin të motivuara politikisht.
Rasti i Altan ishte një nga ata që konsiderohej simboli i shtypjes së disidencës nën Presidentin Tayyip Erdogan pas përpjekjes për grusht shteti.
Ai u dënua me burgim të përjetshëm në 2018, por vendimi u rrëzua nga Gjykata e Lartë. Altan u rigjykua më pas dhe u dënua me më shumë se 10 vjet për ndihmën e një organizate terroriste. Ai u la i lirë për pak kohë për shkak të kohës së shërbyer, por u arrestua përsëri pasi prokurori kundërshtoi vendimin e gjykatës.
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vendosi të martën se të drejtat e Altanit për liri dhe siguri, si dhe liria e tij e shprehjes ishin shkelur që kur ai u akuzua pa marrë parasysh provat.
Nacho Sanchez Amor, raportuesi i Parlamentit Evropian për Turqinë, e mirëpriti vendimin nga Gjykata e Kasacionit, duke shtuar se të gjitha akuzat duhet të bien.
Turqia akuzoi klerikun mysliman Fethullah Gulen për orkestrimin e grushtit të shtetit. Gulen, i cili ka jetuar në mërgim në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1999, mohon përfshirjen.