Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi se gjatë ditës së sotme pritet që numri i të vaksinuarve të shkojë në 300 mijë.
Në emisionin Koha për tu zgjuar, Manastirliu deklaroi se deri në fund të majit do kemi 500 mijë vaksinime.
“Besojmë se ditën e sotme arrijmë në 300 mijë vaksinime. Deri në fund të majit 500 mijë.”
Në lidhje me rënien e rasteve me Covid-19, Manastirliu u shpreh se situata është nën kontroll por ende duhet të respektojmë rregullat.