Të shtunën do të mbërrijnë në vend 40 mijë doza të AstraZnecësm njoftoi Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Gjatë vizitës në një qendër vaksinimi në Kamëz, Manastirliu deklaroi se deri më tani janë vaksinuar mbi 200 mijë të moshuar kanë marrë një dozë të vaksinës, ndërsa sot kalohet shifra e 300 mijë të vaksinuarve.
“Vijojmë me vaksinimin masiv të popullatës +60 vjeç. Edhe në Kamëz, kemi filluar me të sëmurët kronikë, si prioritet. Sot arrijmë mbi 200 mijë të moshuar që kanë marrë nga një dozë.’’