Ambasadorja SHBA-ve Kim: SHBA-të nuk mbështesin asnjë parti apo kandidatë

Nga Exit News
Ambasadorja SHBA-ve Kim: SHBA-të nuk mbështesin asnjë parti apo kandidatë

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim e bëri të qartë sërish se SHBA-të nuk mbështesin asnjë parti apo kandidatë të caktuar.

“Nëse unë do të doja që ju të votonit për dikë do tjua thoja, dhe jo një mesazh të fshehur. SHBA-të nuk mbështesin një parti të caktuar apo një kandidatë të caktuar. Ne mbështesim të drejtën e shqiptarëve dhe vullnetin e tyre”, u shpreh për median ambasadorja yuri kim pas një takimi me një grup të votuesve për herë të parë në Fier, të enjten.

Ajo bëri sërish thirrje për mos shitjen e votës:

“Ne do të luftojmë kundër kujtdo qe do të përpiqet të mohojë këtë të drjetë. Është shumë e rëndësishme që votuesit të mbajnë mend që ata kanë pushtetin dhe përgjegjësin”.

“Unë isha e habitur se sa mirë ata e kishin kuptuar procesin e votimit dhe fuqinë e tyeë. Ne nuk folën se për kë duan të votojnë. Por diksutuan mbi atë cfarë ata mendojën. Nëse vendosin se si do të votojnë. Dhe nga kjo pikëpamje ndihme e sigurtë që demokracia shqiptare është në drejtimin e duhur. Dhe të rinjtë do të ushtrojnë pushtetin e tyre për ta vendosur Shqipërinë në vendin e duhur”, shtoi ambasadorja.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>