Von der Leyen vaksinohet me vaksinën Pfizer/BioNTech

Nga Exit News
Von der Leyen vaksinohet me vaksinën Pfizer/BioNTech

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi të enjten se ka marr dozën e parë të vaksinës Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit.

Lajmi u përcoll nga Von der Leyen përmes një postimi në rrjetin Twitter.

Pasi i tejkaluam 100 milion vaksina në BE, jam shumë e lumtur që mora vaksinën time të parë kundër COVID19 sot,” shkruan ajo.

Von der Leyen shprehu besimin se ritmi i vaksinimit do të përshpejtohet në ditët në vijim, pasi sipas saj furnizimet e BE me vaksina po përshpejtohen.

Sa më shpejt të vaksinohemi, aq më shpejt mund të kontrollojmë pandeminë,” përfundoi ajo.

Ndërkohë, të premten pritet të vaksinohet me vaksinën e debatuar AstraZeneca, kancelarja gjermane Angela Merkel.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>