Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi të enjten se “25 prilli është në radhë të parë për të vendosur ndryshim në nivel qendror”. Së dyti tha ai për t’u marrë me problemet e shkaktuara nga papërgjegjshmëria në nivel vendor.
“Në Elbasan shkoj shpesh, si në Durrës, Shkodër dhe Vlorë gjatë fushatës. Me Elbasanin më lidh edhe fakti që kam shërbyer si deputet i Elbasanit për një kohë dhe tjetra është që pa diskutim nëse rruga më parë merrte një orë e 10 minuta nga Krraba, tani është bërë një lagje e Tiranës me autostradën që kemi ndërtuar”, tha Basha.
Kreu i PD foli edhe për jetën private. Ai tha se pengu i tij më i madh është mungesa totale e kohës për familjes.