GJKKO pranon kërkesën e Llallës për tërheqje nga gjykimi i shkurtuar

Nga Exit News
GJKKO pranon kërkesën e Llallës për tërheqje nga gjykimi i shkurtuar

Gjykata e Posaçme ka pranuar të premten kërkesën e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla për tërheqjen e gjykimit të shkurtuar, raporton BalkanWeb.

Do ta ndjek çështjen deri në fund, do të jem prezent për të ndjekur vetë seancat,” u shpreh Llalla për gazetarët në fund të seancës.

GJKKO ka vendosur gjithashtu që seanca e radhës ndaj ish-kryeprokurorit Llalla të zhvillohet më 20 prill, në orën 09:00.

kjo e fundit ka kërkuar 2 vite burg për Llallën për akuzen e “deklarimit të rremë të pasurisë”.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, atij do t’i ulej 1/3 e dënimit.

Prokuroria ka kërkuar edhe që Llalla të mos ushtrojë asnjë funksion publik për 5 vite.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>