Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ishte të premten në Vaqarr, ku dëgjoi nga afër shqetësimet e banorëve.
Basha u tha se banorëve të zonave rurale do t’i kthehet e drejta për të zgjedhur kryetarin vendor.
“25 prilli është dita kur ju do të çliroheni nga presioni politik. Një drejtësi e çliruar nga presioni politik, Gent Myrton me shokë, që është një nga grabitësit me të mëdhenj të tokave të Vaqarrit, s’do të ketë shpëtim nga drejtësia. Ne do t’i mbajmë larg duart nga drejtësia. Qeveria me presion politik ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve ka mbrojtur zyrtarët e korruptuar. Kur flasim për ndryshimin, pjesë e ndryshimit do të jetë dhe kjo. Në 25 prill me votën për PD, me aleancën për Ndryshim, ju do të na jepni mundësi që të fitojmë bindshëm.”, tha Basha.
Ai tha se për çështjen e pronave ka dy probleme. Basha tha se PD do të bëjë ndryshimin.
“Do nisim në konsultim me banorë decentralizimin e vërtetë. Do ua kthejmë autonominë vendore, do ua japim juve të drejtën e zgjedhjes së kryetarit të njësisë vendorë. Në 25 prill kjo dramë do të marrë fund. Asnjë banorë mos të mbetet në shtëpi, pasi përgjegjësinë do e keni ju”, tha Basha.