Kandidati i pavarur Elton Debreshi zhvilloi të premten disa aktivitete.
Ai shpërndau një video ku tregoi arsyet se pse qytetarët e Dibrës nuk duhet të votojnë Partinë Socialiste.
Debreshi thotë se kjo ka bërë që qarku i Dibrës të humbas një deputet në Kuvend.
Një arsye tjetër që ai rendit është se PS e ka shkelur premtimin e miratimit të Statusit të Minatorit.
Ai shpërndau një video me kreun e Sindikatës së Naftëtarëve Sokol Dautaj.
“Me Sokol Dautaj, jemi njohur gjate grevës se urisë te naftëtarëve, kur se bashku me minatorë te tjerë shkuam ne Ballsh per te luftuar krah per krah me ta per te drejtat e mohuara. Dje Sokoli se bashku me naftëtarë te tjerë erdhën ne takim ne fshatin Erebare për te shprehur mbeshtetjen dhe solidaritetin e tyre për kandidaturën time te pavarur”, tha Debreshi.
Të enjten ai ishte në fshatin Zdojan të Peshkopisë, një takim me banoret e zonës. Disa prej tyre qe ishin minatorë, dëshmuan vete për kushtet e vështira me të cilat përballën minatorët.
“Ka ardhur koha që zëri i minatorit të dëgjohet në Parlamentin shqiptar për hallet e tyre dhe të gjithë komunitetit”, tha Debreshi.