Tetë persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën gjatë një sulmi me armë, të enjten në mbrëmje në një zyrë të FedEx në Indianapolis, në SHBA. Të paktën katër nga tetë viktimat ishin anëtarë të komunitetit të besimit Sikh, fe e krijuar në shekullin e 15, në Indi.
Autori i sulmit dyshohet Brandon Hole, 19 vjeç, i cili qëlloi veten pas vrasjeve, raportoi AP, të shtunën. Hole, ish-punonjës i FedEx, u pushua nga puna në vitin 2020, për arsye ende të panjohura.
Presidenti amerikan Joe Biden urdhëroi uljen e flamujve në gjysëm shtizë në Shtëpinë e Bardhë, në ndërtesat publike, postat ushtarake dhe ambasadat.