Humbja e shijes gjatë Covid-19, sjell inovacion në gatim

Nga Exit News
Humbja e shijes gjatë Covid-19, sjell inovacion në gatim

Kuzhinierët po studiojnë receta të reja gatimi për personat që humbin nuhatjen dhe shijen gjatë infektimit me Covid19.

Recetat përqendrohen në ushqime me ngjyra të forta, shije të kundërta dhe forma gjeometrike, duke u mbështetur në shqisat e tjera përveç nuhatjes dhe shijes për të ndihmuar në shijimin e ushqimit.

Personat, të cilët kanë humbur nuhatjen dhe shijen gjatë Covid19 treguan se — kafeja është thjesht ujë i nxehtë, kokoshkat janë “shkumë”, ose ushqimi ka erë smbeturinash.

Deri më tani, një libër gatimi për të ndihmuar personat e prekur është botuar. Axios.com raporton se disa nga recetat e librit janë oriz i nxehtë me pulë të ftohtë, onigiri (oriz kinez), omëleta me lëng, kombinim i specave djegës dhe kokrrave të piperit Sichuan, ose një hamburger vegjetarianme erëza dhe gjalp kikiriku.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>