Drejtuesi i Komitetit britanik për Vaksinimin dhe Imunizimin (JCVI) u shpreh se imuniteti nga vaksinat Covid-19 “nuk do të zhduket” pavarësisht paralajmërimeve se variante të reja mund ta ulin atë.
“Ne të gjithë kemi pritur qëvirusi të ndryshojë. Ndryshimet që pamë në fund të vitit nuk ishin në të vërtetë të lidhura me vaksinat, ishte thjesht virusi që mësoi të ishte më infektues gjë që, sigurisht, i jep atij një avantazh”, tha zyrtari, sipas The Guardian.
“Ndërsa shohim gjithnjë e më shumë imunitet nga infeksioni dhe vaksinimi, atëherë mutacionet e virusit që favorizojnë virusin do të ndodhin në mënyrë të pashmangshme. Ne e dinim se kjo do të ndodhte. Unë gjithashtu mendoj se ne e dimë nga viruset e tjerë dhe përvoja e mëparshme që imuniteti që japin vaksinat nuk do të zhduket”, theksoi zyrtari britanik.